
Përveç sportistëve të Shqipërisë dhe Kosovës, një tjetër shqiptare merr pjesë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Enkelejda Shehaj është rikthyer në këto lojëra, 20 vite pasi u prezantua për herë të fundit me flamurin shqiptar.
47 vjeçarja do të garojë kësaj here për SHBA-në, vendi ku ajo jeton prej gati dy dekadash. Shehaj garon në sportin e qitjes dhe stafi e kolegët amerikan shprehen të mrekulluar për faktin se një sportiste rikthehet në lojërat olimpike në 20 vite distancë.
Ajo u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 1997, kur vendi ishte futur në kaos, për të emigruar drejt SHBA-së. Enkelejda Shehaj ka garuar për Shqipërinë në lojerat olimpike të 1992 dhe 1996 dhe në 2016 për SHBA-në. Garat ku Shehaj merr pjesë zhvillohen sot dhe të martën.