Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, ka thënë se Joachim Low ka përkrahjen e plotë të Federatës ku ka shpresa se trajneri 56-vjeçar do të mbetet në krye të përfaqësueses gjermane.
"Pas ndeshjes kundër Francës, unë falënderova lojtarët, stafin e trajnerëve dhe fansat për përkrahjen e mahnitshme në Euro 2016", është shprehur presidenti i Federatës Gjermane.
"Duhej të luftonim me disa dëmtime para dhe gjatë kësaj gare, por përpos këtyre problemeve ata treguan lojë të mirë taktike. E gjitha kjo varej nga trajneri ynë", ka thënë më tej ai.
"Unë personalisht jam shumë i lumtur me të dhe të gjithë në Federatë, nëse Lëv na bashkohet për të mbrojtur titullin në "Rusi 2018". Jam i bindur se kjo do të ndodhë”, përfundoi 56-vjeçari.