Në kategorinë e meshkujve, Erzeni i Shijakut do të përballet në finale me bardheblutë e Tiranës, ndërsa në kategorinë e femrave, Skënderbeu i Korçës do të përballet në finale me ekipin e Partizanit.
Kryeqyteti është veshur me ngjyrat bardheblu. Tirana e ka mundur në derbi Partianit në volejboll për meshkuj. Një takim i luftuar në “Farie Hoti” që bardheblutë fituan edhe gjysmëfinalen e kthimit ndaj demave në Kupën e Shqipërisë. Në fund ndeshja përfundoi 3-2 me sete me të kuqtë që dorëzohen kështu përballë rivalëve tëë tye të përbetuar.
Pas kësaj fitoreje Tirana kalon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Erzeni do të jetë kundërshtari i tyre, pasi shijakasit mposhtën pa shumë histori 3-0 me sete Vllazninë në Shkodër.
Bardheblutë do të synojnë të mbrojnë trofeun, duke kërkuar suksesin e nëntë në Kupë, ndërsa nga ana tjetër shijakasit shënjestrojnë trofeun e katërt të Kupës së Shqipërisë në historinë e klubit.
Në krahun tjetër për femrat kryeqyteti është i kuq, Partizani ka arritur të fitoj me rezultatin 3 me 1 ndaj Tiranës duke siguruar një biletë për në finale ku do të përballet me Skënderbeun. Vajzat e kuqe kishin fituar dhe gjysmëfinalen e parë të "derbit kryeqytetas" me rezultatin 3 me 2.