Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

Përçahen shqiptarët, zyrtarisht Shqipëria kundërshtar me Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT

Është padyshim historike dhe padyshim një ditë për t’u komentuar gjatë. Kosova për herë të parë merr pjesë në një eveniment ndërkombëtar dhe bëhet fjalë për pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike “Rio 2016”. Në të njëjtin eveniment ku merr pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuesen e saj. Por deri këtu gjërat duken mëse normale. Për herë të parë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë në një eveniment si kundërshtar. Dy kombëtare të vogla dhe jo një e madhe si do kishte qenë më mirë të ishte. Kosova në këto lojëra përfaqësohet me 8 sportistë, dy në xhudo, kampionia Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dy në atletikë, Vjona Kryeziu dhe Musa Hajdari, dy në not, Rita Zeqiri dhe Lum Zhavelli, si dhe Qëndrim Guri në çiklizëm dhe Urata Rama në shenjëtari. kosova

shqiperiaShqipëria në këto lojra përfaqësohet me 6 sportistë, Luiza Gega, Izmir Smajlaj (atletikë), Sidni Hoxha dhe Nikol Merizaj (not), Briken Calja, Evangjeli Veli (peshëngritje).  Edhe pse jo përballë njërit-tjetrit në mënyrë të drejtëpërdrejtë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë zyrtarisht kundërshtarë. Shumë shpejt diccka e tillë do të bëhet realitet edhe me kombëtaret e futbollit, me klubet e futbollit të vëndeve respetiktive si dhe në sporte të tjera. Shqipëria dhe Kosova tani nuk janë më një.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga