
Shqipëria dhe Norvegjia takohen sot prej orës 19:00 në stadiumin "Elbasan Arena": për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Të dyja kombëtaret janë përballur 4 herë mes tyre ku bie në sy fakti se skuadrat nuk ka avantazh ndaj njëra - tjetrës dhe se katër takimet e luajtura kanë dalë dy në barazim dhe nga një fitore për secilën.
Sot Përfaqësuesja kuqezi e drejtuar nga Panuçi do të kërkojë fitoren e shumë pritur për të rregulluar statistikat personale të trajnerit, por edhe për të kalur në epërsi për nga numri i fitoreve ndaj nordikëve. Italiani në pankinën e Kombëtares numëron 2 fitore 1 barazim dhe 2 humbje.
Përballjet direkte:
14 Tetor 1998
Norvegji-Shqipëri 2-2
5 Qershor 1999
Shqipëri-Norvegji 1-2
22 Mars 2013
Norvegji-Shqipëri 0-1
7 Qershor 2013
Shqipëri-Norvegji 1-1