
Partizani do të përballet me Laçin ditën e martë në orën 19:00 në Kompleksin Partizani për javën e 20-të në Abissnet Superiore. Të kuqtë duan të kthehen menjëherë të fitorja teksa në 4 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 2 pikë duke humbur kryesimin që e ka marrë Tirana.
Demat kanë publikuar çmimet e biletave për tifozët dhe si zakonisht, karshia kushton 300 lekë ndërsa tribuna kryesore, 1000 lekë të reja. Trajneri Colella për herë të parë nuk do të ketë asnjë mungesë në skuadrë teksa i shtohet edhe një i ri, sulmuesi Selmani, që u afrua së fundmi.
Poll