Vllaznia e femrave do të përballet me PSG-në ditën e enjte në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për fazën e grupeve të Women’s Champions League. Kjo sfidë do të luhet duke nisur që nga ora 18:45, ku vajzat shkodrane shpresojnë të një paraqitje sa më pozitive.
Pikërisht për këtë sfidë, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë menduar të surprizojnë tifozët e tyre, ndërsa hyrja për në stadium do të jetë falas, në mënyrë që vajzat shkodrane të kenë sa më shumë mbështetje në një nga ndeshje më të rëndësishme të tyre në këtë turne.
NJOFTIM: Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të "UEFA Womens' Champions League" kundër Paris Saint Germain që do luhet ditën e enjte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin "Loro Boriçi" do të jetë falas. Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera. Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian. Forca Vllaznia! Eja edhe TI!”