Përballja me Kukësin, Teuta do të “lajë” duart me fundin e renditjes
Shkruar nga NEWSPORT
Teuta ka nisur pasditen e sotme përgatitjet për sfidën e rradhës me Kukësin ditën e shtunë në Niko Dovana në orën 16:00 për javën e 22-të të Abissnet Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, durrsakët kanë zhvilluar seancën stërvitore normalisht ndërsa grupi është i plotë në gjendje optimale për ndeshjen e rëndësishme përballë rivalëve direkt.
Fitorja është kusht për të dy ekipet teksa gjenden në kuotë të barabartë pikësh në zonën “Play-Out” dhe një trepikësh do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë teksa do të afroheshin edhe me Laçin, Egnatian e Erzenin në zonën Europiane.