
Astana do të përballet mbrëmjen e nesërme me Partizanin në “Elbasan Arena”. Ndeshje e vlefshme për Play-Off të Conference League.
Ndeshja e kthimit pritet të jetë më e luftuar sidomos nga “Demat”, pasi këta të fundit u mundën në Kazakistan me rezultatin 1-0.
Në prag të kësaj sfide foli edhe një nga lojtarët e kazakëve, mbrojtësi Alexa Amanovich.
“Arritja në fazën e grupeve është një sfidë serioze si për çdo skuadër ashtu edhe për ne. Si gjithmonë, do të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen e nesërme. Tashmë kemi luajtur ndeshjen e parë, e dimë se çfarë duhet bërë dhe do ta analizojmë edhe më tej kundërshtarin sot. Le të përgatitemi siç duhet, ka një ndeshje përpara dhe duhet t’i lëmë të gjitha forcat në fushë”, është shprehur Amanovich.
Çfarë avantazhi keni tani, duke pasur parasysh rezultatin e lojës së parë?
“Nesër do të jetë një lojë krejtësisht tjetër, ne po përgatitemi për të”, ka thënë mbrojtësi i Astanës.