
Ernest Muçi, talenti 18 vjeçar bardheblu, njeriu që për tre derbi rresht do të mbahet mend gjatë nga tifozeria e Tiranës (e para, gjuajtja në portën e Alban Hoxhës me forcë që u konkretizua me gol nga Cobinah në minutën e '90 në derbin e dhjetorit; e dyta, likuidimi total i Partizanit me dy gola personal në derbin e shkurtit, dhe e treta, goli I barazimit ditën e djeshme në minutat shtesë në derbin e radhës), ka një arsye pse nuk aktivizohet më shpejt me minuta në ndeshje të rëndësishme.
Duhet thënë se që nga fillimi i muajit mars, Erners Muçi për shkak të një problemi me bajamat dhe temperaturë, ka qëndruar thuajse 50 ditë pa aktivitet sportiv të fortë apo si gjithë shokët e skuadrës. Forma e tij fizike, menjëherë me rifillimin e kampionatit nuk ishte shumë e mirë.
Trajneri Emanuel Egbo, që I njeh aftësitë si talent të Muçit, e tha në intervistën e djeshme se për ta kthyer Muçin në formë, e ka aktivizuar me minuta edhe me 19 vjeçarët dhe me TiranënB, për ti dhënë mundësinë talentit bardheblu që të vijë në formën e tij fizike.
Pra, kërkohen minuta për këtë lojtar për të rezistuar mrekullisht në fushën e lojës. Gjë që Ernest Muçi me shumë vullnet po e realizon. Nuk ka rëndësi sesa minuta e vendos në lojë Ernest Muçin. Ai di të "nuhasë" golin, sikurse ndodhi në ndeshjen e djeshme.
Pas objektivit titull, fitores së kupës, Ernest Muçi, është deklaruar se është objektivi i tretë i Tiranës së këtij sezoni.