Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Për ne nuk ka miqësore", Sylvinho: Broja dhe Manaj? Ata mund të luajnë së bashku

Shkruar nga NEWSPORT
"Për ne nuk ka miqësore", Sylvinho: Broja dhe Manaj? Ata

Shqipëria do të luajë përballë Kilit një ndeshje miqësore, si formë parapërgatitje dhe për të qartësuar në kokën e Sylvinhos lojtarët që do të jenë në Europian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Ennio Tardini”, në Parma të Italisë, do të luhet të premtet duke startuar nga ora 20:45.

Në prag të kësaj miqësoreje, një ditë para sfidës, në konferencën për shtyp para mediave direkt nga Parma ka folur trajneri i Kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho.

Si e shihni përballjen me Kilin?

“Nesër do të ketë një ndeshje të mbushur me shqiptarë dhe do të jetë bukur. Siç e tha Gjimshiti ne nuk po mendojmë për Europianin, po flasim vetëm për dy ndeshjet miqësore, me Kilin dhe Suedinë. Janë shumë të vështira, dhe për ne nuk ka ndeshje miqësore. Janë të rëndësishme dhe serioze. Kili ka lojtarë si Perez, Vargas dhe Alexis Sanchez. Kili ka marrë pjesë 9 herë në Botëror dhe ka shkuar 3 herë në çerekfinale. Është ekip që është mësuar të luajë me ekipe të mëdha si Italia, Anglia dhe Brazili. Për mua si amerikano-latin kjo ndeshje është e veçantë. Do të jetë ndjesi e bukur, por me Shqipërinë është diçka ndryshe.”

A mundet që Broja dhe Manaj të luajnë njëkohësisht në ekipin tuaj?

“Kurrë nuk mund të thuash në futboll, bëhet kjo apo jo pasi mund të ndodhë gjithçka. Broja dhe Manaj mund të luajnë në një formacion pasi kanë karakteristika të ndryshme. Manaj dhe Hoxha vijnë për herë të parë, Broja vjen për herë të dytë por nuk është provuar. Muçolli po e njëjta gjë. Kemi edhe Sherrin në vend të Berishës. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Manaj dhe Broja janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por edhe mund të jenë bashkë në një formacion.”

Uzuni humbi këto 2 ndeshje prej dëmtimit, mund t’i ndodhë dhe dikujt tjetër. Sa rrezikojnë që të përjashtohen nga lista e Europianit?

“Ky është momenti për të menduar për dy miqësoret. Nuk mendoj në asnjë çast për Europianin. Jo vetëm unë, por edhe stafi dhe Federata janë të fokusuar këtu dhe s’po mendojmë finalet e Euro2024. Po luajmë me Kilin dhe Suedinë që janë të forta dhe vijnë me dy trajnerë të rinj dhe ka shumë uri. Ne mund t’i shohim me kujdes lojtarët dhe t’i provojmë të shohim si është situata e gjithësecilit. Muja dhe Daku nuk janë në këto ndeshje, por s’do të thotë që s’janë në planet e të ardhmes."

Eksperienca me Brazilin?

“Kam qenë ndihmës i Tites dhe ka qenë diçka e bukur. Fakti që kam punuar me një kombëtare më ka dhënë eksperiencë. Të punosh në një kombëtare sigurisht që është ndryshe nga klubet. Dera është gjithmonë e hapur dhe ka ndryshime, ndërsa në klube ke 23 lojtarë dhe deri në merkato nuk ndryshon dot. Unë dua që lojtarët të luajnë shumë me klubet e tyre, por unë vëzhgoj. Sa i përket eksperiencës me Mancinin te Interi ka qenë fantastike. E vlerësoj sepse më ka dhënë shumë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga