Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pep Guardiola konfident: Shkojmë +4 nga Arsenali, më pas rradhën e ka Reali

Shkruar nga NEWSPORT
Pep Guardiola konfident: Shkojmë +4 nga Arsenali, më pas rradhën

Pep Guardiola foli në konferencën për shtyp të ndeshjes së sotme ndaj Leeds United ku u pyet për çështjen e titullit dhe ndeshjen me Realin në Champions. Tekniku i Manchester City zbuloi se do të bëjë rotacione të mëdha sot pasi lojtarët janë të lodhur por beson se do të shkojnë +4 nga Arsenali e më pas të kalojnë fokusin e plotë te madrilenët.

“Jo, unë po mendoj që ka shumë ndeshje. Një ditë më parë unë e pashë skuadrën me të vërtetë të lodhur, pasi takimet kundër Fulhamit dhe Uest Hemit ishin shumë kërkuese. Do të më duhet të shoh se si janë lojtarët, si do të rikuperohen pas 3 ditëve.

Ata që do të luajnë janë ata që janë në gjendjen më të mirë fizike dhe psikologjike. Të jesh i fokusuar te Premier Liga është shumë bukur. Ne duam të shkojmë +4 pikë nga Arsenali dhe pastaj i gjithë fokusi është te ndeshja e së shtunës”, tha spanjolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga