Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Penalltia e Vllaznisë nuk ishte", drejtori i Dinamos, Ermal Barushi: Nuk mund t'i japësh Zabërgjës karton për simulim në momentin që ka kontakt

Shkruar nga NEWSPORT
"Penalltia e Vllaznisë nuk ishte", drejtori i Dinamos, Ermal

Dinamo City barazoi në ndeshjen përballë Vllaznisë në kuadër të javës së 7-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 1-1. Një ndeshje plot polemika, për penalltinë që iu dha Vllaznisë dhe kartonin e dytë të verdhë për Zabërgjën, rrëzimi i të cilit u quajt si simulim.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli drejtori i dinamovitëve, Ermal Barushi që gjithashtu një ish-arbitër.

“Nuk po përpiqemi që të lëmë një gjurmë dhe të kontestojmë. Në dy rastet, njëra është pënallti shumë e lehtë, tjetra...Mirë që nuk është penallti, por nuk mund të japësh karton për simulim në momentin që ka kontakt. Në rastin e penalltisë së Vllaznisë duket qartë që ka një fërkim të lehtë. Kemi marrë 5 penallti kundër deri më tani. Për mua ajo e Vllaznisë nuk ishte penallti. Rexhepi kërkon që të kapi topin.

Tek karton i verdhës së Zabërgjës për simulim, ka prekje. Si mund të ketë simulim aty pa përthyrje të gjurit. Ndoshta penallti mund të mos ishte, por as karton i verdhë jo”, tha drejtori i Dinamo City-t.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga