Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vdekja e PELE/ Reagojnë Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta: Përjetë në kujtesën e botës, Pele nuk vdes kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e PELE/ Reagojnë Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta:

Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, kanë shkruar për ndarjen nga jeta të Pele, legjendës braziliane të futbollit dhe i cilësuar si më i miri i historisë së lojës me top.

“Një ditë, shpresoj të luajmë bashkë me top në parajsë”, shkruajti Pele ditën kur Maradona iku nga kjo botë. Sonte ata janë bashkë në fushën e qiellit”, shkruan Edi Rama.

Ndërkohë, ish-kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha publikon një foto të 82 vjeçarit me tre Kupat e Botës dhe thotë se ai mbylli sytë për t’u përjetësuar në kujtesën e botës.

“Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror Pele mbyllë sytë përgjithmonë, për të jetuar përjetë në kujtesën e botës”, shkruan Sali Berisha.

Ish-presidenti Ilir Meta thotë se Pele nuk ka vdekur sepse fati i legjendave është të mios vdesin kurrë. “Një “lajm i gënjeshtërt” po qarkullon! Pele nuk vdes kurrë sepse ky është fat i Legjendave”, shkruan ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga