Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çudi shqiptare/ Një histori e pazakontë në kryeqytet, mësoni se çfarë bën ky njeri në orët e ndeshjeve

Shkruar nga NEWSPORT
Çudi shqiptare/ Një histori e pazakontë në kryeqytet,

Derisa edhe shqiptari i fundit nuk është krenar për Shqipërinë atëherë në këtë vend ka akoma shumë për të bërë. Kështu e ka përshkruar gazetarja e BIRN për Shqipërinë, Ivana Dervishi pamjen e një personi që nuk festonte fitoren e Shqipërisë me Rumaninë në sheshin ‘’ Nënë Tereza’’.

Ai ishte një nga njerëzit që për të mbijetuar i duhej të mbledhë kanaçe, ai nuk gëzoi për Shqipërinë pasi detyra e tij e vetme ishte të mblidhte kanaçet e hedhura kuturu në shesh për të nxjerrë me to bukën e gojës për të nesërmen .

Përtej euforisë,''o sa mirë me qenë  shqiptar'',që na dhuron Kombëtarja ka akoma vuajtje. Për ‘’njeriun e kanaçeve’’,''o sa mirë me qenë shqiptar'', nuk vlen për sa kohë që shteti nuk i plotëson atij nevojat bazike.

Në mos nesër një ditë tjetër Europiani do të mbarojë, çfarë do të na mbetet ne pastaj përvec euforisë. Kombëtarja e bëri detyrën e saj ne të tjerët kemi detyrën që bashkë me institucionet ta bëjmë këtë vend të jetueshëm për të gjithë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga