Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Pavarësisht rezultatit ne kishim probleme” Tedi Cara: Jam i lumtur sepse jam bërë golashënuesi i Partizanit në kompeticionet europiane

Shkruar nga NEWSPORT
“Pavarësisht rezultatit ne kishim probleme” Tedi Cara: Jam i

Pas ndeshjes midis Partizanit dhe Atletic Escaldes ku “Demat” fituan 4-1 më një ndeshje dominuese, Tedi Cara ishte protagonist me dy gola.

Pas ndeshjes ishte pikërisht Cara që folir mbi ndeshjen për mikrofonat e MCN TV.

“Nuk kisha zgjedhje kur hyra në driblim. Doja ta zgjidhja vetë, sepse kisha shumë lojtarë përpara. Isha me fat që topi doli ashtu.

Sot jam i lumtur sepse jam bërë golashënuesi i Partizanit në kompeticionet europiane. Por kemi shumë rrugë për të bërë me ekipin. Pavarësisht rezultatit ne kishim probleme edhe pse kundërshtari ishte modest.

Na pret një ndeshje shumë më e vështirë. Është një ekip i fortë dhe duhet ta vlersojmë maksimalisht. Me Skukën ndihesha më mirë se me Mban.

Ka më shumë shanse të vazhdojë më tej Partizani se Cara me Partizanin”.

Poll

Lexo gjithashtu