
Për shkak të ndeshjeve të kombëtareve kampionatet janë në pauzë. Kjo ndalesë vjen në një moment kyç për Elbasanin. Te skuadra e Nevil Dedes që nga fillimi i sezonit ka lojtarë që janë të dëmtuar.
Tashmë duket se kjo pauzë është si një “ilac” për elbasanasit. 3 lojtarë janë në luftë me “kohën” për rikuperimin e tyre të plotë për sfidën e ardhshme në kampionat që do ta luajnë ndaj Flamurtarit në Vlorë.
Bruno Telushi, Ardit Hoxhaj dhe Leo Melo kanë probleme dhe janë stërvitur veçmas pjesës së tjetër të skuadrës. Stafi teknik shpreson që të 3 futbollistët të rikuperohen në kohë, pasi janë lojtarë kyç për formacionin e Dedes. Gjendja e tyre do të jetë e monitoruar nga stafi mjekësorë.
Poll