
Shtyrja e ndeshjeve të javës së 13-tëë për shkak të ndarjes nga jeta të Raphael Dëamenas ka bërë që skuadrat të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur sfidat e radhës. Në favor të tyre shkon edhe pushimi për shkak të sfidave të kombëtareve.
Në këto kushte te Skënderbeu festojnë. Uche Sebastian dhe Klevis Shaqe janë dy nga titullarët e korçarëve që janë të dëmtuar. I pari mori një dëmtim ndaj Dinamos, ndërsa Shaqe mori një goditje në kavilje në sfidën kundër Tiranës.
Tashmë me kohën në dispozicion të dy lojtarët do të punojnë fort që të mund të rikuperohen në kohë për ndeshjen e radhës në kampionat. Në fakt edhe stafi i Skënderbeut kryqëzon gishtat që lojtarët mund të jenë gati pas ndeshjeve të kombëtares. Mbetet të shihet se si do të ecën rikuperimi i tyre.