Tirana është një prej klubeve, që aktualisht po shfrytëzon më së miri potencialin e klubit. Dhe pse eleminimi në Europë ishte më i shpejtë nga sa mendohej, sërish bardheblutë patën mundësinë për të arkëtuar rreth 950 milionë lekë të vjetra si asnjë klub tjetër i Superiores.
Nuk ka vend për të menduar të shkuarën te kampionët e vendit, teksa aktualisht po arrijnë të përfitojnë të ardhura të tjera nga lojtarët që kishin në kontigjent sezonin e fundit. Jo vetëm Totre, pasi pjestarë të skuadrës si Seferi dhe Bekaj pritet të sjellin me qindra-mijëra euro ditët në vazhdim.
Kështu kujtohet shembulli i Skënderbeut të artë, që përveç arkëtimeve më të mëdha në Europë krahasuar me klubet e tjera shqiptare, përfitonte shuma të majme dhe nga shitja e lojtarëve.