
Skuadra e Partizanit, deri më tani ka arritur të sjellë në skuadër Fatjon Jusufin, i cili ka luajtur për gjashtë sezone tek Renova, në Itali. Prej ditësh, qarkulllojnë lajmet në kampin e kuq se edhe Dilaver Duka është i Partizanit, pasi është arritur akordi.
Dy emra të padëgjuar për skuadrën gjatë kësaj merkatoje, janë edhe Idan Stein, nga Izraeli dhe Sebastian Bergier, një sulmues nga Polonia, që luan për U-19. Të dyja këto raste janë disi të vështira, por se marrëveshja do të kryhet. Nevoja për një sulmues është jetike dhe tek Partizani nuk kanë ndërmend të rrezikojnë.
Gjithashtu dy emra të tjerë që përfilten rreth Partiznit janë, Hektor Idrizaj, vlonjati që luan me Kamzën dhe Renato Arapi që kërkohet dhe nga Teuta.