
Te Partizani duket se po bëjnë përgatitje maksimale për takimin e fundjavës që të kuqtë luajnë ndaj Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit. Në përballjen me Kukësin, Partizani kishte dy mungesa të rëndësishme.
Bëhet fjalë për Idriz Bathën dhe Lorenc Trashin të cilët u pezulluan nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje dhe gjobë 1 milionë lekë të vjetra për secilin. Ky vendim ka ardhur pasi dy lotjarët kanë kundërshtuar dhe ofenduar zyrtarët e ndshjes me Laçin në Kupën e Shqipërisë.
Partizani ka vendosur të derdhë në arkat e FSHF-së nga 1 milionë lekë për secilin (veç gjobës fillestare). Në këtë mënyrë klubi shlyen gjysmën e dënimit, pasi gjysma tjetër u shlye në takimin me Kukësin. Pas kësaj, "Demave të Kuq" iu lind e drejta të kenë në dispozicion mesfushorët për përballjen me Skënderbeun.