
Partizani është një prej skuadrave që në përbërjen e saj ka element mjaft cilësorë dhe të rëndësishëm që kanë shkëlqyer dhe po shkëlqejnë në Superiore. Te demat merkatoja në dalje ka nisur dhe pas largimit të Eros Grezdës dhe Victor Da Silvës, të tjerë futbollistë pritet të largohen nga demat.
Një prej tyre do të jetë edhe Valentino Murataj. Kapiteni i të kuqve me shumë gjas do të ndajë rrugët në janar, teksa kontrata aktuale me kryeqytetasit i përfundon në qershor të vitit 2024. Në këto kushte mes palëve nuk duket gjëkundi rinovimi dhe Murataj mund të firmosë një parakontratë më cilin klub të dojë.
Në fakt për të vazhdimisht ka psur oferta nga skuadra jashtë vendit tonë, teksa aktualisht nga Turqia është Tuzlaspor që kërkon shërbimet e tij. Gjithashtu edhe një skuadër azere ka në plane Muratajn, por emri i të cilës nuk bëhet ende i ditur.