Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani zyrtarizon divorcin me trajnerin italian, ja kush e zëvendëson

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani zyrtarizon divorcin me trajnerin italian, ja kush e

Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të kuqtë bëjnë me dije që italiani është larguar me mirëkuptim nga kryeqytetasit dhe në vend të tij është emëruar Sulejman Starova. Ky i fundit do të drejtojë edhe seancën e sotme stërvitore në kompleksin sportiv "Tirana-Internacional" në Pezë-Helmas.

"Tekniku Italian ka ndërprerë me mirkuptim kontratën me 15-të herë kampionët e vendit. Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 –të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore, e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv “Tirana Internacional”", shkruhej në njoftimin e klubit të kuq.

Kujtojmë që Sulejman Starova ishte në rolin e këshilltarit të presidentit Demi te Partizani, ndërsa tashmë do të jetë në krye të pankinës së kuqe.

[gallery columns="1" size="full" ids="43855"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga