
Partizani ka zhvilluar edhe stëvitjen e parë në Antalia, ku do të kryejë edhe fazën përgatitore nënë drejtimin e Giovanni Colella, ndërsa kujtojmë se kjo është edhe hera e parë që tekniku stërvit skuadrën në një fazë përgatitore, pasi në fillim të sezonin demat janë stërvitur nga Dritan Mehmeti. Në Turqi ka udhëtuar i gjithë grupi i lojtarëve, edhe Da Silva dhe Matondo që kanë probleme me dëmtimet.
Në seanën e parë stërvitore në tokën turke, demat janë përgjendruar më shumë te aspekti fizik, ku lojtarët kanë kryer stërvitje të lehtë, ndërsa nga dita e sotme skuadra do të zhvilojë dy seanca stërvitore në ditë duke rritur kështu ndjeshëm edhe intensitetin për të marrë edhe ngarkesat e duhura fizike.
Kujtojmë se partizani është ekipi i vetëm që ka zgjedhur të vazhdojë fazën përgatitore jashtë vendit, ndërsa ka programuar edhe disa ndeshje miqësore me skuadra të tjera, teksa pritet edhe konfirmimi i emrave.