
Skuadra e Partizanit ka zbritur zyrtarisht në fushë teksa ka nisur përgatitjet për rifillimin e kampionatit. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, klubi i kuq bën me dije që të gjithë lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Adolfo Sormani.
Duke zbatuar rregullat me përpikmëri të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik, të kuqtë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Ndërkohë bëhet me dije që prej ditës së sotme kanë nisur përgatitjet edhe lojtarët e skuadrës B.
Postimi i klubit të Partizanit:
EKIPI RINIS PËRGATITJET
NË FUSHË
Skuadra ka rinisur përgatitjet pas ndërprerjes dy mujore si
pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Në orën 09:00 në drejtimin e
trajnerit Sormani dhe stafit teknik dhe atij mjekësor, të gjithë lojtarët kanë
zhvilluar sot seancën e parë programuar në kompleksin sportiv "Fooball
Republic". Përgatitjet nga sot e në vazhdim do të zhvillohen duke
respektuar protokollet e sigurisë higjeno-sanitare të miratuara nga Insituti i
Shëndetit Publik, si dhe duke respektuar rregullat e distancimit social dhe
sigurisë. Përpara fillimit të çdo seance stafi mjekësor kryen kontrollin
individual për secilin lojtar. Njëkohësisht sot kanë rinisur përgatitjet edhe
ekipi dytë Partizani B dhe të gjitha ekipet zinxhir të Akademisë.