
Partizani është një nga klubet e cila ka nisur një projekt me të rinjtë e shkollave të kryeqytetit. Këtë projekt të kuqtë e kanë vijuar edhe ditën e sotme, ku kanë vizituar shkollën “Kongresi i Manastirit.
Colella, Alban Hoxha, Mensah dhe Hadroj vizituan të rinjtë e kësaj shkolle, ndërsa u dhuruan atyre edhe bileta për të parë nga afër sfidën me Kukësin që luhet ditën e shtunë në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 18:00.
“Partizani vijon me projektin e nisur në shkollat e kryeqytetit. Vizita e radhës e të kuqve sot ishte në shkollën 9-vjeçare "Kongresi Manastirit". Trajneri Giovanni Colella, lojtarët Alban Hoxha, Andi Hadroj dhe Alfred Mensah ishin pjesë e këtij eventi emocionues. Ndër të tjera klubi ka dhuruar për fëmijët edhe një sasi biletash, duke i ftuar të jenë prezent në ndeshjen që skuadra do të luaj të shtunën ndaj Kukësit në stadiumin "Arena e Demave"”,ka shkruar klubi i kuq.