Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI vendos për fazën përgatitore, miqësore me skuadrën e ish-trajnerit të kuq (VENDI)

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI vendos për fazën përgatitore, miqësore me

Partizani fitoi titullin kampion në këtë sezon dhe të kuqtë do të marrin pjesë në turin e parë kualifikues të Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube dhe si i tillë te demat kërkojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze.

Në stolin e Partizanit mungon edhe një timonier, por me shumë gjasa zyrtarimi i Zoran Zekic pritet të bëhet brenda kësaj jave, pasi nuk ka kohë më shumë për të humbur. Pavarësisht lëvizjeve që do të bëhen si në hyrje ashtu edhe në dalje, kryeqytetasit kanë menduar edhe për fazën përgatitore që do të bëjnë përpara sfidave të Champions.

Të kuqtë kanë vendosur të zhvillojnë ,minifazën përgatitore në Pogradec, ku do të qëndrojnë për disa ditë. Gjatë kësja periudhe Zekic do t’i jepet mundësia të njohë më tepër lojtarët dhe më pas të vendosë edhe për qëndrimin e tyre në ekip apo jo. Gjithashtu drejtuesit kanë fiksuar edhe miqësoren e parë që do të zhvillojë gjatë kësja periudhe.

Kundërshtari i tyre do të jetë Struga e cila drejtohet nga Shpëtim Duro. Një ndeshje mes kampionësh që do të shikohet gjendja e lojtarëve. Kjo është një përballje me të kaluarën për palët, pasi Duro ka drejuar për disa sezone të kuqtë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga