
Pas humbjes në derbi ndaj Tiranës, Partizani i është rikthyer menjëherë stërvitjes për t’u përgatitur për të premten ku i pret Vllaznia në Loro Boriçi për javën e 7 të Abissnet Superiore në orën 17:45.
Seanca stërvitore ishte e ndarë në dy grupe me titullarët e dferbit që zhvilluan një stërvitje me ngarkesë të ulët fizike ndërsa pjesa tjetër vazhdoi normalisht përgatitjet.Massanga Matondo dhe Bruno Telushi do të humbasin ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Kongolezi u ndëshkua me të kuq në fund të ndeshjes në derbi ndërsa vlonjati pas hyrjes në fushë në minutën e 72, doli direkt 10 minuta më vonë pasi nuk mund të vazhdonte më shumë për shkak dëmtimi. Dy mesfushorët i bashkohen Marçelino Prekës në listën e mungesave.