
Partizani kryeson tabelën e klasifikimit me pikë të barabarta me rivalin i tyre i kryeqytetit, Tirana, por për shkak të përballjeve direkte të kuqtë kanë avantazh. 44 pikë ka arritur të grumbullojnë demat pas 26 javësh kampionët.
Por kur duhen edhe 10 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, të kuqtë e Giovanni Colellës kanë mundur të jenë superior ndaj kundërshtarëve pavarësisht se herë pas herë kanë pasur luhatje.
Sigurisht që tashmë ata avantazhin më të madh e kanë ndaj Tiranës me të cilën duket se deri në fund do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për titullin. Kur mes tyre janë zhvilluar 3 derbi, të kuqtë kanë mundur të fitorjnë në dy raste, teksa kanë dhe një humbje.
2 fitore dhe 1 humbje kanë edhe ndaj Kukësit dhe Laçit, kurse 3 fitore kanë me Bylisin, si dhe 1 fitore dhe 2 barazime me Kastriotin. 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje kanë ndaj Vllaznisë, Egnatias dhe Erzenit, ndërsa me Teutën kanë siguruar 1 fitore dhe janë mposhtur ndeshjen tjetër, ndërsa do të zhvillojnë sfidën e 27-të së bashku.
Kjo do të thotë se demat ia kanë dalë shumë mirë të mposhtin minimalisht të gjithë kundërshtarët, pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion.