
Volejboll femra/ Champions League/ KV Partizani-Jedinstvo Brcko/ 3-1
Sot në orën 18:00 në kompleksin "Feti Borova" u luajt ndeshja e vlefshme për Champions League në volejboll për femra, midis Partizanit dhe Jedinstvo Brcko.
Ekipi kampion i të kuqve ka arritur të triumfojë ndaj ekipit boshnjak Jedinstvo Brcko që gjithashtu janë kampion në vendin e tyre, me rezultatin 3-1 duke përmbysur gjithçka. Klubi i Volejbollit të Partizanit ka investuar për forcimin e skuadrës duke marrë lojtare me eksperiencë nga vendi dhe të huaja.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën tjetër.
Poll