Kampionati është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares, pushim që u ka shkuar për shtat lojtarëve të dëmtuar. Partizani është një prej skuadrave që ka vuajtur këtë sezon dëmtimin e lojtarëve.
Demat janë rikthyer ditën e djeshme në stërvitje dhe lajmi i mirë për stafin e të kuqve është rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar. Andi Hadroj, Eljon Sota, Victor da Silva dhe Cristian Mba kanë munguar prej javësh, por tashmë janë stërvitur me grupin.
Ky është padiksutim lajm i mirë për Partizanin, i cili pas ndeshjeve të kombëtares i plotësohet grupi dhe Arbër Abilaliaj do të ketë luksin e zgjedhjeve. Rikthime këto që “trembin” rivalët, pasi kryeqyteasit bëhen “top” përpara ndeshjeve të rëndësishme.