
Partizani do të udhëtojë në Shkodër ditën e nesërme ku do të përballet me Vllazninë në orën 17:00 në Loro Borici për ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë kanë zhvilluar ditën e sotme seancën e fundit stërvitore dhe nën drejtimin e trajnerit Colella, grupi është stërivtur i plotë.
Partizani do të tentojë të fitojë ndeshjen por edhe të gjithë kompeticionin të cilin ka 19 vite pa e shijuar. Në kampionat, arritja e kupave të Europës duket thuajse e konfirmuar ndaj suksesi në kupë është më shumë një cështje prestigji.
Trajneri Colella do të ketë mundësinë ditën e nesërme të përdorë artilerinë e rëndë por do të shihet se si do të veprojë italiani pasi derbi shumë i rëndësishëm është vetëm 6 ditë larg.