Gazment Demi ka bërë një ndërhyrje telefonike në emisionin "Skaner" të drejtuar nga Gerti Çarçani.
Presidenti i klubit të Partizanit ka akuzuar arbitrat për mënyrën se si kanë arbitruar në Laç. Në fjalën e tij për gazetarin sportiv, kreu i 16 herë kampionëve të Shqipërisë u shpreh:
"Ndoshta donin t'i mbulonin Laçit gabimin që kanë bërë. Ishim në një terren si në Afganistan. Goli offside ndryshoi gjithë lojën. Unë nuk jam cënuar si njeri. Ky është turp që bëhet kështu.
Nuk është serioze kështu. Ky Xhaja para një jave ishte në Durrës. E nxorri me karton të verdhë Da Silvën në Durrës që mos të luante në ndeshjen tjetër. Unë kam të drejtë të dyshoj. Sot na kanë vjedhur si Partizan, siç u tha dhe në moviolën në studio. Nuk dua të merrem asnjëherë me gjyqtarët.
I dëgjova të gjithë në studio dhe kuptova se Partizanit sot i kanë rënë në qaf. S'dua të bëhem promotori i gjërave negative. U sollën si në Afganistan sot atje. Moviolisti e tha shumë mirë, është një vjedhje ndaj Partizanit.
Shpresojmë që t'ia kenë larë Laçit dhe të kenë goditur Partizanin. Ne do të luftojmë shumë fort. Do të më vijë shumë keq po të jetë e stisur. Ju e thatë dhe në studio që diçka nuk shkon", tha ai.