Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

“Partizani s’më respektoi”, Shpëtim Duro: Të drejtoj Tiranën? Jemi profesionistë, mund të shkojmë kudo

Shkruar nga NEWSPORT
“Partizani s’më respektoi”, Shpëtim Duro: Të

Shpëtim Duro është shpallur “Trajneri i Vitit” në Maqedoninë e Veriut. Duro ia doli të fitojë titullin kampion me Strugën, duke shkruar historinë.

Në një intervistë për Sport News në News 24, ai ka prekur disa tema. Çfarë ka spikatur është deklarata e tij që Partizani nuk e ka respektuar dhe pse ka bërë mirë, ndërsa nuk e refuzon një kalim te Tirana në të ardhmen.

Trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut, çfarë do të thotë ky çmim për ju?

Është diçka pozitive dhe motivuese. Aq më tepër që merret në një vend jashtë kufinjve të Shqipërisë. Struga ka bërë një sezon fantastik, duke u shpallur kampion dhe duke bërë paraqitje të mira në Europë. I gjithë viti 2023 ka qenë super për ne.

Është e vështirë të jesh trajner në Maqedoni, ku ka më shumë presion, duke e krahasuar me punën në Shqipëri?

Trajneri ka presion përherë, pasi çdo gjë matet me rezultate. Unë kam punuar edhe dy herë të tjera me Shkëndijën. Atje dhe këtu ka më qetësi në punën e trajnerit, të respektojnë më shumë. Kurse, në Shqipëri situata është pak më e ndërlikuar.

Fituat titullin një vit më parë me Strugën, ndërsa udhëhiqni edhe këtë sezon, u shpallët kampion dimri, duket sikur garën e keni vetëm me shqiptarët, po dominoni futbollin maqedonas…

Kushdo që e merr kampionatin, rëndësi ka që të jetë ekip shqiptar. Ne, Shkëndija dhe Shkupi synojmë titullin.

Profesor, në Maqedoni dominoi ju, në Kosovë Ilir Daja, dy trajner kryeqytetas që bëjnë ligjin në vendet fqinj, pse vjen kjo, jeni më të qetë jashtë shtëpisë tuaj?

Edhe unë, edhe Daja jemi trajnerë me përvojë. Unë kam qenë trajneri i parë që kam marrë ofertë, ndoshta para 10 vitesh. Më njohin mirë, i njoh mirë. Kjo është pozitive, si për mua, ashtu edhe për Dajën.

E bëj këtë pyetje pasi Daja shkarkohet nga Partizani më pas shkëlqen te Ballkani, e njëjta histori dhe me ju, ka diçka që nuk shkon këtu…

Puna e trajnerit është temë e zgjeruar.  Kur nuk ke rezultate do largohesh, por më keq është kur ke rezultate dhe do të duhet të largohesh për arsye të ndryshme. Unë e mora Egnatian në vendet e fundit dhe për 3 muaj punë, i ngrita, i nxorra nga ajo situatë e turbullt. Më doli mirë ai largim, pasi shkova diku ku dola kampion. Drejtuesit e klubit duhet të jenë të kujdesshëm në vendimmarrje. Duhet durim dhe profesionalizëm kur të marrësh këto vendime.

Keni plan të qëndroni gjatë në Maqedoni? Keni një projekt me afatgjate Me Strugën?

Struga është ëndërr, është një skuadër e re. Shpallja kampion është diçka e pabesueshme. Këtu te ne funksionojnë hallkat. Kam kontratë deri në fund të kampionatit, le të shikojmë si do shkojmë gjërat. Jam mirë, shpresoj të mbyllim mirë këtë kampionat.

Tani është kohë merkatoje, keni piketuar ndonjë blerje, ju pëlqen ndonjë lojtar nga Superliga jonë?

Në periudhën e janarit nuk ndërhyj shumë. Kam skuadër të kompletuar, nuk kam nevojë për merkaton e janarit.

-Mirë, dua të bëjmë një analizë të shkurtër të disa ngjarje që shënjuan ketë vit. Për të dytin vit radhazi Orges Shehi u shpall trajneri i vit, por në finale nuk ishte Colella, trajneri që shpalli Partizanin kampion, si t’u duk ky vendim?

Jam trajner, nuk kam qejf të flas. Për Orgesin më bëhet qejfi. Ashtu siç ka qenë portier, edhe si njeri është serioz. Edhe në punën e trajningut është goxha serioz.

Shehi pritej te Shkëndija, por shkoi te Partizani, si ju duket si lëvizje?

Është shumë mirë. Shehi ka kontribuar me bluzën e Partizanit, është te trajnerët më të suksesshëm në dy vitet e fundit. Nuk ka trajnerë më të mirë, ka trajnerë të suksesshëm. Edhe Partizani ka bërë një zgjedhje pozitive.

Po ju profesor, do e bënim një lëvizje të tillë, do pranoje të shkoje te Tirana?

Unë e kam dhënë një përgjigje para 10 vitesh. Për skuadrën që ishte, nuk do kaloja te Tirana. Por kur kalon një periudhë e gjatë dhe klubi jot i zemrës nuk të respekton, ku unë kam bërë shumë mirë me Partizanin, tani ka kaluar ai moment. Kur nuk të respekton ekipi jot, e thash, ne jemi profesionistë dhe mund të shkojmë kudo.

Sa shanse i jep Partizanit për të mbrojtur titullin këtë sezon?

Unë e kam thënë edhë më përpara, ky kampionat nuk ka garë për shkak të formulës. Me një skemë tjetër, do ishte fortunë. Unë e mbaj mend qe me një barazim, te Partizani “tronditej” formula. Gara ka humbur motivimin, Partizani dhe Tirana janë pretendentë.

Në letër duket sikur Partizani e ka garën me Egnatian, a mundet Egnatia të fitojë titullin, a është pjekur ky ekip për të bërë këtë hap të madh?

Egnatia është skuadra më me stabilitet këtë sezon. U trondit në dy ndeshjet e fundit, por do garojë me skuadrat kryeqytetase deri në fund.

Me ikjen e Dëamena-s, duket sikur Egnatia ka humbur më shumë se thjeshtë një sulmues, duket sikur ka humbur shpirtin, sa do ndikojnë kjo humbje e madhe për të përmbushur ëndrrën e tyre, fitimin e titullit?

Si Dwamena në këto 30 vite nuk ka patur Shqipëria. Unë u bëra protagonist që erdhi tek Egnatia. Fati i keq i tij, Egnatia ka humbur shumë cilësi. Egnatia ka lojtarë të mirë dhe dua të veçoj dy: Dwamena që nuk jeton më dhe Fernando.

Dua dhe një koment të shkurtër për Tiranën, si ka mundësi që një ekip kaq i madh sa Tirana, nuk arrin të gjej stabilitet, të gjithë prisnim që të ishin ata dominues…

Merkato duhet të jetë e saktë dhe e zgjuar. Ka lojtarë cilësorë, por e rëndësishme është edhe puna e stafit teknik. Është detyrë e stafit për të menaxhuar situata dhe futbollistë. Ndoshta këtu ishte gabimi i Tiranës.

Në fund duhet ta mbyll me Kombëtaren. Sylvinho mori shpërblimin, mori nënshtetësi shqiptare, mori pasaportë diplomatike, por rinovimi nuk po vjen, është ende herët…apo duhet të ishte kryer dhe ky proces?

Këto janë probleme që u takojnë institucioneve. Ai ka bërë punë të mirë me skuadrën. Tashmë të gjithë janë të fokusuar te paraqitja në Euro 2024. A mund t’ia dalim? Kemi lojtarë të mirë, kemi lojtarë nga Serie A. Ardhja e Brojës do na forcojë shumë në aspektin sulmues. Shorti është shumë i vështirë, shpresoj të bëjmë ndonjë surprizë.

Meqë jemi në periudhë festash, dua ta mbyllim me një urim nga ana juaj.

I uroj të gjithëve gëzuar festat, sidomos komunitetit të futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga