Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani pret Skënderbeun, presidenti Takaj gëzon tifozët korçarë një ditë para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani pret Skënderbeun, presidenti Takaj gëzon tifozët

Nesër, në orën 17:00, Partizani do të presë Skënderbeun për luajtur ndeshjen e fundit për javën e dymbëshjetë të kampionatit në Superligë. Tifozët e të dyja ekipeve po presin me padurimin zhvillimin e këtij takimi, pasi dihet që gjithmonë në përballjet direkte mes këtyre dy skuadrave ka pasur spektakël në fushë por edhe në tribunë nga ana e të dyja tifozerive.

Një ditë para takimit, mësohet se klubi i Skënderbeut do të vërë në dispozicion disa autobusë për të sjellë në Tiranë tifozët korçarë. Ka qenë vetë presidenti i klubit, Ardjan Takaj, i cili është shprehur se, as këtë herë nuk do të kursehet për të pasur "lotarin 12" në stadium.

Ky lajm është pritur shumë mirë nga korçarët, të cilët do kenë mundësi të udhëtojnë të qetë në rast se kanë vendosur të nisen nesër drejt Tiranës për të parë nga afër këtë ndeshje të rëndësishme, e cili premton spektakël si në fushë ashtu dhe në tribunë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga