Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI "përshëndetet" me TITULLIN, kalendari i "dorëzon" TIRANËS trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI "përshëndetet" me TITULLIN, kalendari i

Partizani dhe Tirana udhëheqin me nga 44 pikë pas 26 javësh kampionat, me demat që për shkak të përballjeve direkte kanë avantazh ndaj bardhebluve.

Por duket se tashmë fati i buzëqesh skuadrës së Orges Shehit. Kalendari i favorizon kampionët e Shqipërisë, duke iu dhënë kështu një dorë në rrugën drejt titullit kampion.

Plot 3 ndeshjet e radhës bardheblutë do t’i luajnë në shtëpinë e tyre. për llogaritë e javës së 27-të presin Erzenin, ndërsa më pas e kanë radhës Kukësi dhe Egnatia të udhëtojnë në kryeqytet.

Në këtë mënyrë bardhebluve iu vjen fati në “derë”  pasi mund të marrin 9 pikë të vlefshme për titulin, duke përbërë kështu avantazh ndaj rivalëve të tyre, të cilët do t’u duhet të udhëtojnë në transfertë në këto 3 javë.

Demat do të sfidojnë në transfertë për llogaritë e javës së 27-të Teutën, më pas Egnatian dhe Laçin. Transferta të vështira për të kuqtë që vendosin shumë edhe për fatin e titullit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga