Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI "për jetë a vdekje" ndaj VLLAZNISË, tifozët e kuq thirrje lojtarëve: Luftoni si asnjëherë, kujdes arbitrat

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani do të luajë sot kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 35-të të Superiores. Ky takim do zhvillohet në takim "Air Albania" dhe është mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat. Një fitore e të kuqve do t'i çonte kryeqytetasit me një dorë te trofeu i kampionit.

Në këtë ditë speciale, nuk mund të mungojnë as tifozët e Partizanit, të cilët prejt pandemisë së COVID-19 nuk do të mund të jenë të pranishëm në stadium. Përmes një postimi në faqen zyrtare, i bëjnë thirrje lojtarëve të japin maksimumin. Ndërsa në fund nuk harrojnë të përmendin dhe arbitrat.

"Numërimi mbrapsht ka nisur, tani na duhet sprinti final, ai hapi i fundit që na çon drejt objektivit, që e çon Partizanin aty ku i takon! Luftoni edhe njëherë si asnjëherë, për Partizanin, për fanellën, për tifozët... Forca çuna! Ps: kujdes arbitrat", shkruhet në faqen zyrtare të tifozëve të kuq.

Ndeshja Partizani - Vllaznia luhet sot në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga