Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani pa ‘yllin më të shndritshëm’ ndaj Kukësit, Zekic duhet të zgjidhë dilema të rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani pa ‘yllin më të shndritshëm’ ndaj

Partizani do të presë Kukësin në “Arenën e Demave” për të zhvilluar ndeshjen e javës së 8-të të Abissnet Superiores, të dielën në orën 18:00.

Të kuqtë vijojnë përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Zoran Zekic i cili ka shumë dilema në kokën e tij. Për të mos folur për çështjen Osijek, fokusohemi tek e tashmja që është ‘Kukësi’. Trajneri kroat duhet të zgjidhë dilemat e formacionit titullar teksa dëmtimet e kushtëzojnë sërish, por kësaj rradhe pritet të mungojë ylli më i shndritshëm i skuadrës, Arinaldo Rrapaj i cili ashtu si Hadroj, ka një shqetësim që me shumë mundësi do t’i lërë të dy jashtë fushës.

Porta dhe mbrojtja qëndroj e njëjta me ndeshjet e fundit ndërsa në mesin e fushës rikthehet Valentino Murataj që pritet të jetë mes dyshes Mehmeti – Maguette. Trekuartisti është balotazh mes Taipit dhe Da Silvas me brazilianin favorit ndërsa në sulm Mba ose Bintsouka do t’i bashkohen Tedi Carës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga