
Pas ndeshjes së sotme midis Valmieras dhe Partizanit në Conference League, që u fitua nga kampionët e Shqipërisë 1-2 më përmbysje, foli dhe Sulejman Starova në emisionin “Skaner” në MCN TV.
“Morën një gol nga 30 metra dhe ai gol e vështirësoi lojën e Partizanit dhe nuk reaguan dot në pjesën e parë. Kishte ndryshim në pjesën e dytë, por kundërshtari ishte inegzistent dhe nuk ishte vetëm ndryshimi i Partizanit.
Them që Partizani është i kualifikuar duke parë pjesën e dytë të Valmieras. Nuk është se shkëlqyen, por që mendoj se do kualifikohen. Menduam se ishte kundërshtar i vështirë pasi ata zotëruan topin", ka thënë Starova.
Poll