
Partizani vazhdon të kërkojë një sulmues në merkato për të përforcuar fazën e sulmit. Drejtuesit e kuq kanë në listë dhe sulmuesin e Kukësit, Arturo Rexhinaldo. Pas ardhjes së Shkurtaj në skuadër sulmuesi nga Mozanbiku pritet të humbas vendin e titullarit dhe në këtë mënyrë kukësianët kanë menduar për shitjen e tij. 200 mijë euro ishte çmimi i lojtarit që u vendos nga klubi për skuadrat e interesuara për të.
Së fundmi edhe Partizani është futur në garë për shërbimet e tij. Drejtori Olsi Rama i ka kërkuar presidentit Gjici huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, por kjo ofertë është refuzuar nga numri një i kukësianëve pasi nuk dua që të përforcojnë një rival direkt për titull. Në ditët në vijim pritet të zbadhet më shumë në lidhje më këtë çështje pasi dhe vet lojtari është shprehur i gatshëm për t'iu bashkuar Partizanit dhe në përiudhë merkato gjithçka mund të ndodh.