
Partizani do të luajë sot kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Një sfidë me dy ekipe që do të rivalizojnë denjësisht në edicionin e ri futbollistik. Takimi është programuar të zhvillohet në Pogradec, në stadiumin “Gergji Kyçyku”. Interesi është i madh për të parë gjendjen e futbollistëve në dispozicion.
Trajneri Dritan Mehmeti ka punuar intensivisht prej dy javësh me të “tijtë”. Megjithatë vetëm fusha e blertë do të tregojë “lëkurën” e të kuqve. Edhe pse jo zyrtare, tekniku kryeqytetas ka “piketuar” titullarët që mund ta nisin nga minuta e parë. Më poshtë njihuni me formacionin e mundshëm të Partizanit ndaj Bylisit.
FORMACIONI I MUNDSHËM
Teqja; Hadroj – Bitri – Menish – Atanaskoski; Murataj – Telushi – Rrapaj; Skuka – Hoti - Cara