Me titullin tashmë në kasafortë, te Partizani po mendojnë për takimet që i servir turi kualifikues i UEFA Champions League.
Pjesëmarrja e pakët në vitet e fundit e klasifikon skuadrën e kuqe në grupin e ekipeve të dyta, pra jo favorite. Dhe për këtë shkak, skuadra e Skënder Gegës rrezikon që të përballet me skuadra të forta në letër.
Te Partizani shpresojnë që në shortin që do të hidhet në 18 qershor në Nyon të Zvicrës të “peshkojnë” një skuadër deri diku të kalueshme duke evituar emrat e mëdhenj që bëjnë në turin e parë kualifikues të Championsit. Celtic, Bate Borisov, Astana, Qarabag, Crvena Zvezda dhe Rosenborg janë emrat që trembin skuadrën tonë.
Megjithatë edhe vazo e parë propozon skuadra të kalueshme për të kuqtë siç mund të jenë uellsianët e TNS, irlandezët e Dundalk, luksemburgasit e Dudelange, finlandezët e HJK Helsinkit, moldavët e Sheriffit të Tiraspolit apo edhe sllovakët e Slovan Bratislavës, Ndërkohë, një kundërshtar i mundshëm për të kuqtë është edhe skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës.
Gjithsesi, ajo që është më e rëndësishme për Partizanin është fakti se deri më tani ka pronotuar 4 ndeshje me shije vërtetë Europiane.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.