
Partizani do të luajë ndeshjet më të rëndësishme në javët e ardhshme. Të ndodhur 3 pikë larg vendit të parë në klasifikim që mbahet nga Tirana, të kuqtë synojnë të jetë ata triumfatorët në fund.
Pikërisht derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do të luhet më 6 mars do të vendosë shumë mbi fatet e titullit. Një fitore e të kuqve do të thotë vendi i parë, ndërsa e kundërta do të “shuante” shpresat e titullit.
Por jo vetëm rivali i tyre i përjetshëm, në dorë fatet e këtij sezonit të të kuqve i ka dhe Vllaznia. Plot 3 sfida do të luhen ndaj shkodranëv. 2 herë do të sfidojnë kuqeblutë në çerekfinalen e Kupës, ndërsa një herën tjetër në kampionët.
4 ndeshje që vërtetë thonë shumë. Tirana dhe Vllaznia gjithashtu janë në garë për titullin kampion dhe djemtë e Colellës nuk pritet ta kenë aspak të lehtë ndaj tyre. Ndaj duhe të bledhin forcat për të përballur një shkallë të madhe vështirësie e cila nis që nga dita e nesërme.