Partizani do të presë në shtëpi Kukësin, sot në orën 18:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 32-të të Superiores. Të kuqtë s’kanë asnjë rrugë tjetër veçse të fitojnë dhe të shpresojnë për një hap fals të Tiranës në mënyrë që në derbi të bëjnë parakalimin e madh për titullin kampion.
Presioni është i madh te çdo ekip ama Demat kanë edhe ankthin prezent. Kjo sepse janë plot 4 lojtarë titullarë që rrezikojnë të humbasin derbin e 17 majit. Tedi Cara, Valentino Murataj, Arinaldo Rrapaj dhe David Atanaskoski nëse ndëshkohen me karton të verdhë sot, do të plotësojnë numrin dhe pezullohen me një ndeshje.
Lojtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj verilindorëve ama jo më shumë seç duhet pasi pa 3 pikë në fund të sfidës, derbi do të vlejë thjeshtë për statistika.