Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani ndan rrugët me “liderin” e mbrojtjes, dy opsione për ta zëvëndësuar

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani ndan rrugët me “liderin” e mbrojtjes, dy opsione

Padyshim Hadroj është një nga lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore dhe ndoshta më i miri tek skuadra e Partizanit. Në sezonin që sapo lamë pas ku “Demat” u shpallën kampion, Hadroj ka qenë një nga pikat kyçe të ekipit.

Por, pavarësisht se lojtari nga Puka rinovoi kontratën vetëm para pak ditësh me ekipin kryeqytetas (një kontratë e vlefshme deri në vitin 2026) pritet që ai të largohet nga kampionët në këtë merkato verore. Aventura e re e mbrojtësit pritet të jetë Superliga turke.

Në krahun tjetër Partizani është i hapur për një shitje të lojtarit 24-vjeçar dhe nuk do t’i bëhet pengesë, por po punon për zëvëndësuesin. Dhe emri më i lakuar është Aleksandër Trumçi, 22-vjeçari që aktualisht aktiviziohet me Bylisin. Një opsion për “Demat” mbetet edhe Smajli i Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga