
Derbi i kryeqytetit është mbyllur me fitoren minimale 0-1 të Partizanit. Tirana nuk arrinë të mbajë ritmim e ecurive pozitive prej 6 ndeshjesh pa humbje në derbi. Partizani me fitoren e arritur mbrëmjen e sotme ka arritur të thellojë diferencën në 4 pikë nga Tirana.
Eneo Bitri zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në prapravijë, me shiritin e kapitenit në krah qendra e mbrotjes ishte në siguri të plotë. Në fundin e takimit Bitri ka folur për mikrofonin e Oversport, ku nuk i ka kursyer lavdet për të tijët.
Prononcimi i Bitrit:
“Mendoj se kam bërë detyrën, asgjë më shumë. Sot ishte përqendrim maksimal nga ana ime dhe e djemve, mendoj se kjo ishte gjithçka. Një përqendrim maksimal që kemi treguar të gjithë bashkë dhe veçanërisht dhe unë.
Fund? Janë situata loje që për shkak të menaxhimit të lojës, në disa raste na hip tensioni. Duhet të menaxhojmë tensionin në fushë dhe sot treguam që e menaxhuam mjaft mirë lojën.
Goli me Kukësin apo pa gol të pësuar në derbi? Pa gol të pësuar dhe fitore në derbi.
Çdo ndeshje ka specifikën e vet, derbi është ndryshe dhe dihet rëndësia që ka. Por sot kemi bërë maksimumin e maksimumit dhe këtë e treguam në fushë, humbëm raste, por donim akoma të shënonim. Mendoj se futbolli ky është, e rëndësishm është që e mbajtëm me zero mbrapa.
Hoxha ka 10 vite te Partizani, ka një karrierë 15 vite si profesionist në Superiore dhe dihet kush është. Normalisht Rexhepi është portier me perspektive dhe normalisht edhe me të ndjehem mirë.
Partizani ka mundësinë të shpallet kampion, ka mundësi të bëjë edhe më shumë se kemi një lloj ndërthurje në grup që ekipet e tjera vështirë se e kanë. Kemi kualitet dhe eksperiencë brenda në ekip që normalisht ekipet shqiptare i ndihmon shumë. Partizani ka mundësinë të shpallet kampion jo vetëm për këtë sezon se kemi organikë, por edhe në vitet e ardhshme