Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI merr "dhuratë" nga LUFTËTARI, SHKËMBI e pranon hapur: Ai vendi i parë po na shpërqëndron

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI merr "dhuratë" nga LUFTËTARI, SHKËMBI e

Pas humbjes befasuese ndaj Luftëtarit 0-1, trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi pranoi për emisionin "Gol pas goli" të "Supersport" se fokusi për titullin kampion e ka shpërqëndruar ekipin në ecurinë e tij.

"Analiza e ndeshjes? Mendoj nuk mund të shohim çdo javë një ekip njësoj si me Kukësin. Deri diku bëmë një ndesje të mirë. Kanë meritë dhe kundërshtarët për mosrezultatet e mira që nuk marrim.

Titulli? Patjetër, çdo humbje na vret. Donim të fitonim për vazhdimësinë. Një ekip i mirë për vend i parë nuk mund të gabojë. Por si duket, ai vendi i parë po na shpërqëndron.

Progni mori përsipër penalltinë? E zgjodha sepse godet shumë mirë gjuajtjet standarte. Por nukë më dhemb shumë sepse e di se sa shumë na kanë kushtuar këto dy penallti.

Mungesa e Osmanit ndikoi te loja e Teutës? Kapiteni i skaudrës është i rëndësishëm, jo vetëm nga ana taktike, por dhe nga organizimi i lojës në fushë. Busic bëri një ndeshje të mirë, bëri pak a shumë ato që kërkova. Jam dakord që sulmuesi matet dhe me gola. Shpresoj të kthehet sa më shpejt. Ai ka gjithmonë besimin tim.

Gabimet në zëvendësime? Me Prognin ndoshta ata i kishin marrë masat. Në fillim të ndeshjes, shfrytëzuam hapësirat. Mund të kishim kaluar 1-0. Jam dakord që dy mbrojtësit e krahut duhet të shtyjnë më shumë. Do ta shoh më vonë nëse kam gabuar me ndërrimet taktike.

Loja e mesfushës? Me Dungën patëm shumë probleme. Ai i fitoi duelet më dy qendrat tona të mbrojtjes. Ndodh që ndonjëherë dhe lojtarët nuk janë në formën e tyre maksimale. Kallaku e rriti lojën, por nuk diskutohet në një terren më të mirë ai mund të bëjë më mirë. Ai ka pasimin e fundit të saktë", përfundoi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga