
Partizani do të presë nesër në shtëpi Kastriotin në orën 16:00 për javën e 26-të të Superiores. Të kuqtë duan të rikthehen menjëherë te fitoraj pas barazimit të fundit me Vllazninë që i zbriti ngakreu i kampionatit dhe kanë rastin më të mirë pasi përballen me ekipin e fundit në renditje.
Mirëpo, në fushë, krutanët kanë treguar se janë një kockë e fortë dhe duhet përqëndrim maksimal për të dalë me tre pikë ndaj tyre. Trajneri Colella do të bëjë pa shërbimet e dy lojtarëve, portierin Alban Hoxha dhe mesfushorin Maguette Gueye për probleme fizike.
Formacioni i mundshëm:
Partizani (4-3-1-2): Rexhepi; Hadroj, Sota, Telushi, Atanaskoski; Rrapaj, Matondo, Murataj; Da Silva; Selmani, Mba. Trajner: Giovanni Colella
Poll