Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani “largon” presionin e titullit, fokusi shkon te Bylisi

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “largon” presionin e titullit, fokusi shkon te Bylisi
Pas humbjes me Laçin, trajneri i Partizanit, Collela, deklaroi në intervistën pas ndeshjes se titulli është një çështje e mbyllur dhe të kuqtë nuk janë të aftë të garojnë më. Deri në pauzën e Botërorit, Partizani ishte kryesuese, madje duke u shpallur kampione dimri por shitjet e tre yjeve, Skuka, Bitri e Rrapaj, erdhën si “bombë” në kampin e kuq. Mungesa e tyre do të thotë një reduktim i dukshëm i cilësive teksa të tre ishin ndër më të mirët e Superiores. Performanca e ekipit ra ndjeshëm dhe rezultatet munguan. Tashmë, të kuqtë kanë si objektiv të vetëm zonën Europiane. Ekipi është rikthyer ditën e sotme në stërvitje ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës përballë Bylisit në një transfertë të vështirë si ajo e Ballshit. Një tjetër ndeshje pa fitore mund të jetë fatale për trajnerin Colella i cili sheh stolin e tij të lëkundet.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga