Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani “kyç” portat, por e ardhmja e Arinaldo Rrapajt në kryeqytet është në “fije të perit”

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “kyç” portat, por e ardhmja e Arinaldo Rrapajt

Arinaldo Rrapaj është një nga lojtarët kyç të Partizanti. Paraqitjet e vlonjatit në Europë kanë rënë në syrin e skuadrave të huaja, të cilat tashmë po studiojnë mundësinë e një transferimi të tij.

Pavarësisht se te Partizani e konsiderojnë merkaton  e mbyllur dhe nuk do të ketë lëvizje, sërish në skenë ka dalë një ekip turk që kërkon shërbimet e Rrapajt. Emri i skuadrës nuk bëhet ende i ditur, por sipas shtypit të shkruar në sfidën e kthimit të “Play-Off” ndaj Astanës në “Elbasan Arena” ka pasur mysafirë.

Në fakt një grup skautësh kanë ndjekur nga afër këtë sfidë, ku kryesori padiksutim ishte mesfushori. Merkatoja në Turqi mbyllet me 15 shtator dhe ekipi turk po tentoj të bëjë një ofertë për Partizanin për të lënë të lirë “xhevahirin” skuadrës.

Duket e vështirë që Demat të heqin dorë nga Rrapaj, pasi ky i fundit është njëri prej të preferuarve të Zoran Zekic dhe pjesë fikse e formacionit për sezonin e ri, por gjithsesi një foertë e majme do të “tundonte” të kuqtë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e vlonjatit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga